Nishani: KLD institucion i pavarur, sulmet politike të pabaza
Sulmet në adresë të KLD të bëra nga eksponentë të PS se në këtë institucion po emërohen njerëz të besuar të PD,kanë sjellë reagimin e Presidentit Bujar Nishani. Gjatë mbledhjes së KLD,kryetari i këtij institucioni Nishani i ka quajtur këto deklarata si të pabaza dhe se ky këshill vazhdon të funksionojë i pavarur në përputhje me kushtetutën, pavarësisht rotacionit politik.“Dua ta shfrytëzoj këtë mbledhje për të vlerësuar punën e deritanishme të KLD. Ndalem në këtë çështje për një fakt që ka të bëjë me akuza të pabaza. KLD është institucion i lartë kushtetues, i pavarur që mbështet tërë veprimtarine e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtareve të tij, dominohet nga gjyqatarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike ” tha ai.Si kryetar i Këshillit, Nishani shprehu vlerësimin ndaj punës së bërë deri më tani, ndërsa inkurajoi anëtarët e KLD për të vijuar me këtë ritëm në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura.“Unë si kryetar i këtij këshilli, jam krenar deri tani lidhur me punën dhe qëndrimin e ashpër ndaj gjyqtarëve të denoncuar për akte korruptive. Ky këshill për herë të parë solli një model të promovimeve të gjyqtarëve jo të bazuar tek shantazhet politike dhe modelit të miqve dhe shokëve, por mbi bazën e vlerësimit. Ju ftoj të qëndroni në këtë pozicion. Dua t’ju inkurajoj për të vazhduar punën në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, duke ofrouar atë cfarë ju mbartni si personalitete të fushës dhe përgjegjësisë që keni ndaj opinionit për të vendosur standarde që do jenë të pakthyeshme në kohët që do të vinë në të ardhmen. Jam i bindur se duke qenë të hapur, transparent në të gjithë veprimtarinë tuaj ndaj opinionit dhe trupës së gjyqatërev do t’i bëni nder opinionit dhe vetë gjyqtarëve”deklaroi Nishani.Gjatë mbledhjes KLD miratoi ne parim me vota unanime edhe projektligjin për rregulloren e brendshme te këtij Këshilli. Për KLD kjo ka qënë një ditë e gjatë pasi qeveria e drejtësisë në vend ka miratuar dhe 7 emrat për vendet vakante në gjykatën e Apelit të Tiranës. Kështu ky këshill i ka propozuar Presidentit të Republikës për dekretim këta emra: Mria Qirjazi,Ilir Mustafaj,Ervin Metalla,Agim Bendo,Ervin Metalla,Fatmira Hajdari dhe Ridvan Hado.Ndërkohë që KLD mirtaoi edhe 16 emrat qe do të jenë gjykatës në gjykatën Administrative.