Greqi, vriten 2 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas

Policia e shtetit Helen është ngritur në këmbë në një nga operacionet më të mëdha për të arrestuar tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalasë që janë ende të lirë.Forcat special greke janë në kërkim të tyre që nga dita e djshme, ndërsa gjatë përleshjes së armatosur me policinë në Koniska të Etoloakarnanias, mbetën të vrarë 2 prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi.Dëshimtarët thanë për mediat greke se për disa momente mes të arratisurve dhe policisë greke u zhvillua një luftë e vërtetë.Identiteti i viktimave është bërë i ditur nga policia greke dhe ata janë shtetasit Edison Lika, 25 vjeç dhe xhaxhai I tij Flamur Lika 36 vjeç ndërsa në kërkim janë shqiptarët Marian Kola, Klement Çala, Ilir Kupa, Admir Murataj, Roland Luli e Fatos Sulaj, ku këta të fundit dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri.Prej kohësh policia greke në këtë rajon ishte e alarmuar pasi ky grup kishte sjellë shumë probleme.   Mëngjesin e 17 qershorit  të arratisurit vranë një polic grek duke qëlluar mbi patrullën e policisë.Gjatë një tjetër përleshjeje më 30 mars u vra 25 vjeçarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes. 11 shqiptarë më 22 mars u arratisën nga burgu i Trikalas, ndërsa 3 prej të cilëve u kapën menjëherë.