Administrata i refuzon kandidimin për kreun e PD, Biberaj: Urdhër politik

Aleksandër Biberaj i është drejtuar sot selisë blu për të dorëzuar zyrtarish kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike.Në një prononcim për mediat pas daljes nga selia blu, Biberaj bëri me dije se administrata refuzoi kërkesën e tij, për shkak të çështjes së anëtarësisë."Administrata ka marrë urdhër për të mos e pranuar dosjen time për të kandiduar për kreun e PD. I bëj thirrje kryetarit aktual të PD-së të hapë realisht garën" tha Biberaj.Ai ka sqaruar për median edhe problemin e statutit lidhur me anëtarësinë, duke thënë se ai asnjëherë nuk e ka tërhequr anëtarësinë në PD, dhe realisht vazhdon të jetë anëtar, ndërkohë që FRD e cilëson një kapitull të mbyllur.Biberaj theksoi se dëshiron të japë kontributin e tij në kushtet e vështira në të cilat ndodhet sot PD-ja dhe demokratët.“Kam dëshirën, vullnetin eksperiencën dhe mbështetjen e demokratëve për të qenë kandidat potencial. Është interpretim i problemit të statusit lidhur me anëtarësinë. Ky është një vendim që i takon kryesisë. Administrata nuk me pranoi . Jam larguar nga FRD dhe nuk kam tërhequr asnjëherë anëtarësimin në PD. FRD histori e mbyllur jam rikthyer për të dhenë kontributin tim”, u shpreh ai.Pyetur për rivalet në garë, ai deklaroi se “është shpejt për të folur për rivalë”. “Për mua shumë rëndësi do të kishte gara e ndershme dhe çdo kandidat do të vlerësohej nga platforma” tha ai.Biberaj theksoi se kërkesën e tij do ta çojë me postë, dhe më pas do të jetë kryesia e PD ajo që do të marrë vendimin për pranimin apo jo të kandidaturës së tij.