“Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”

Me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, u çel një ekspozitë fotografike, e titulluar “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”. Artisti kroat Nenad Rebershak, në bashkëpunim me artistin shqiptar të fotografive nga ajri Alket Islamin, shpalosën fotot e  zonave më të bukura të Kroacisë dhe Shqipërisë të kapura gjatë fluturimeve të tyre.Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin edhe personalitete të njohura si Ambasadorë të akredituar në vendin tonë,mes të cilëve edhe ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE Ettore Sequi, Ministri i Kulturës Visar Zhiti, dhe Ambasadori kroat Stipetic, i cili çeli dhe ekspozitën.Presidenti i televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqi ishte gjithashtu i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij dhe po shijonte fotografitë mahnitëse të rivierës dhe  zonave malore shqiptare si të gjithë personalitetet e tjera të pranishme në event.