Kokëdhima: Bashkëpunimi i së majtës afatgjatë, nuk do të lë mandatin e deputetit
Koço Kokëdhima, biznesmeni që zgjodhi ti futet politikës beson se kjo do të jetë dhe karriera e tij në vazhdim. I ftuar në Tonight Ilva Tare ai deklaroi se nuk do të braktisë mandatin e deputetit për të marre një post në kabinetin e ri qeveritar në shtator nën drejtimin e Edi Ramës por do ti përfaqësojë qytetarët e zonës së bregut në Sarandë qe i besuan voten, për të përmbushur cdo premtim të dhënë ndaj tyre gjatë fushatës. Kokëdhima deklaroi gjithashtu se në Kuvend do të jetë për të bërë detyrën e tij si deputet dhe jo për larë hesapet e vjetra me Kryeministrin Berisha, ndërsa nuk nguroi ta cilësojë luftën e këtij të fundit ndaj tij të dështuar dhe bazuar në shpifje. Intervista e plotë vijon si më poshtë:Si kanë qenë orët e para si deputet?Besoj se janë orët më të mrekullueshme, falenderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën në këtë fushatë, u shpreh mirënjohjen më të thellë.Si e përjetuat fushatën e PD, në veçanti të Kryeministrit Berisha kur u shpall kandidatura juaj për deputet në qarkun e Vlorës?Kjo fushatë është vazhdë e një lufte të vjetër që Saliu ka bërë me mua. Është shumë më thjeshtë ti drejtohem kështu dhe është vendi i merituar që ka ai në vlerësimin tim. Vazhdimisht ai përdori postin, pushtetin, foltoren e Kuvendit, kryeministrit për të shpifur dhe hedhur baltë mbi puënn tonë, ashtu si dhe në këtë fushatë. Nuk kisha arsye për tu shqetësuar, një qeveri i ka të gjitha mundësitë, isha i bindur se do të bënin një autogol dhe ashtu ndodhi. Populli vlerësoi punën time, të bërë në sytë e publikut, kontrollin e institucioneve dhe qindra të puënësuarve. Ata përvecse baltës dhe denigrimeve të personaliteteve të kundërshtarëve nuk ofruan asgjë serioze dhe të besueshme për publikun. Të jesh mik i Edi Ramës nuk është akuzë. Unë me politike, vecanërisht tek e majta nuk vi si mik i Edi Ramës. Tek e majta jam i asociuar shumë kohë para se të jem mik i Edi Ramës, po ashtu edhe nga pikëpamja e biznesit. Kam qenë i diskriminuar në këto vite si sipërmarrës. Kam qenë nga qeveria e Sali Berishës , nga të gjitha institucionet e saj që kanë bërë shumë dëme në punën tonë. Qeveria e PD nuk e bëri lustracionin në drejtësi, por identifikoi dhe luftoi kundërshtarët me cdo mjet që kishin.Kush e fitoi luftën?Vetëm një siklet kisha në këtë luftë. E para ishte se isha shumë në periferi, duke qenë në Sarandë vazhdimisht e kisha të pamundur të përgjigjesha në ritmin e shpifjeve të Berishës. Së dyti, sikletin etik. Unë jam një ndër 140 deputetët e PS, kur vendosemi në listë unë jam një ndër kolegët. Në një fushatë elektorale edhe prezenca mediatike nuk ka norma të shkruara.Ndërsa kolegët e mi merreshin me fushatën, mua më duhej të vija herë pas herë në Tiranë për t’iu përgjigjur thesit të madh të shpifjeve. Ashtu si në të shkuarën doktori e humbi këtë luftë plotësisht. Edhe në raport me mua si deputet e humbi në mënyrë të qartë, PD është shpartalluar plotësisht në zonat e mia ku kandidova, PS dhe unë kemi shënuar sukses historik.Keni përfituar fonde në mënyrë të paligjshme?Asnjë. Kompanitë e mia nuk kanë përfituar në asnjë rrethanë asgjë nga cfarë përcakton ligji.Ju keni shmangur taksave?Asnjëherë.Do kishit punuar ju kaq shumë në Tiranë nëse s’do kishit mik Edi Ramën?Absolutisht, unë kam humbur shumë pozicion, këtu kam parasysh kompanitë e ndërtimit.Ato biznese në Tiranë para se të investoja unë ishin industri inekzistente. Unë i bleva kompanitë që bënin këtë biznes dhe e ndërtuam në mënyrë shumë të mirë, kemi paguar shumë taksa. Saliu u dhjetëfishoi taksën dhe unë i shita.A ndikoi ky zhgënim për tu futur në politikë?I gjithë realiteti i Shqipërisë sigurisht që ndikoi.Ju bëri ftesë zoti. Rama të hynit në politikë meqë dështuat në biznes?Unë nuk kam dështuar në biznes, unë jam sfidant nga natyra. Idealet e mija nuk janë as pushteti as paraja. Doktori më ngatërron me veten. Dëshiroj ta falenderoj kryetarin e PS për vlerësimet që ka dhënë për mua dhe punën time në studion tuaj dhe është në detyrën time ti justifikoj me punën time si përfaqësues i zonës së Bregut. Në ato fushatat e Berishës, nga njëra anë ishin shpifjet që i ka bërë me kohë, por nuk hezitoi të bëjë diversion që të krijonte përshtypje shumë të këqija për personin tim që për interesa të mija do krijoja probleme në PS. Dua të ritheksoj që për kulturën time këto gjëra janë të papranueshme. Në PS do jem një anëtar shembullor, do ta bazoj karrierën time vetëm tek puna dhe aftësitë e mia, jo tek asnjë miqësi.Jeni milioner dhe i lini këto biznese për t’iu futur politikës, pse?Nuk jam unë i pari. E majta është çështje historike për mua dhe familjen time.Sa është aktualisht pasuria juaj?Unë tani jam në pragun që do deklaroj pasuritë e mia, në dy muajt e ardhshëm do bëjmë publike të ardhurat tona, në zbatim të ligjit. Ato kompani që nuk lejohen do ti shes, ato që nuk bien në kundështim me ligjin do ti mbaj. Ne i jemi drejtuar Institutit të Deklarimit të Pasurive dhe janë ata që do të na rekomandojnë se cfarë lejohet dhe jo. Këtë fazë tjetër të karrierës sime do ta bëj në mënyrë shumë të mirë.Ju duhen para për të qenë politikan?Për tu bërë politikan nuk të duhen para, por qëllime. Duhet të kesh dashuri për popullin tënd dhe të marrësh përgjegjësi të bësh pasuri për vendin dhe popullin tënd. Askush s’ka bërë dot korrupsion me mua, asnjë politikan në Shqipëri, asnjë zyrtar nuk ka ndarë dot lekë me mua deri sot, kam qenë i prerë në këto çështje.Cfarë do të mund të bëni si politikan që nuk keni mundur ta bëni si biznesmen?Do të bëj detyrën e deputetit deri sa të plotësoj premtimet që u kam bërë banorëve të zonës ku jam zgjedhur deputet. Unë sot për sot nuk do të kthehem në biznes, jam i fokusuar që të bëj shumë mirë deputetin e popullit.Në të kaluarën sulmet ndaj jush kanë qenë politike, mendoni se ka ardhur momenti të merrni hak?Unë jam një deputet. Kjo pyetje mund ti drejtohet Edi Ramës, jo mua. Qëndrimet e mia nuk kanë lidhje fare as me Berishën dhe as ata që u përfshinë në luftën e tij. Jam i fokusuar vetëm për qëllime lidhur me premtimet që i kam bërë popullit, si dhe përgjegjësitë e mia si deputet i PS për të shënuar suksese në gjithë vendin.Në kuvend është deputet edhe Sali Berisha?Unë do të jem atje dhe cdo pretendim që do ketë zoti Berisha apo kushdo tjetër unë do ti jap përgjigje.Si e komentoni dorëheqjen e Berishës?Unë jam dyshues që zoti Berisha do të lërë të lirë PD. Për mua zoti Berisha do përpiqet të kontrollojë PD edhe pas dorëheqjes së tij. Për Shqipërinë dhe opinionin publik ka vetëm një interes, që PD të bëjë një reformë të shëndetshme, të clirohet.Do të jeni në ekzekutiv?Nuk do jem në asnjë detyrë që më ndalon të jem deputet. Ua kam premtuar edhe banorëve të zonës sime. Të jesh në qeveri do të thotë të lësh mandatin e deputetit, prandaj unë do qëndroj deputet në përmbushje të plotë të detyrimeve të mia.Berisha ka deklaruar se ju jeni kryetar i Ramës dhe nënkryetar i PS, do të merrni ndonjë detyrë në PS?Me vendosmëri do të bëj cdo detyrë që do më ngarkohet prej tyre.Do ta padisni Berishën për shpifjet?Ne e kemi paditur sistematikisht në gjykatë zotin Berisha. Është mirë apo keq, në gjykatën e lartë zoti Berisha ka marrë shfajësim me shpjegimin që Kryeministri nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. Juristët tanë po e ndjekin për ta cuar këtë cështje edhe në Strasburg që këto histori të mos ndodhin më në të ardhmen.Si ju duket vendimi për ndarjen e ekzekutivit nga legjislativi?Është një vendim shumë i drejtë. Nëse një person është i aftë për qeveri të shkojë atje. Nuk ka arsye që një Ministër të jetë deputet, pse, që të dobësojë kontrollin parlamentar mbi Ministrat?Po afër kabinetit të Ramës do jeni?Funksionet në Kryeministri janë zyrtare, që nuk mund ti bëj një deputet.Rama na premtoi dje ne njerëzve të shtypit që nuk do jetë diktator. Kanë gabuar analistët, apo Rama ka ndryshuar?Në disa raste ka pasur dhe vlerësime të gabuara, në disa raste vlerësime të paguara. Ato deklarata që ka bërë kryetari i PS pas zgjedhjeve janë dëshmi e një kulture, aq civile dhe demokratike.Keni gisht ju në këtë diskurs të ri?Unë them që ai është personaliteti i tij. Kryetari i PS ka një performancë të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj kohe.Si e përjetuat 23 qershorin?Nuk kam pasur asnjë merak që zgjedhjet do prekeshin, sidomos pas asaj që ndodhi me KQZ. Këtë shqetësim në fakt e kishin shumë njerëz. Kisha bindjen e plotë që një vend si yni, anëtar i NATO-s do hynte në zgjedhje me një KQZ të kontestueshme do të sillte destabilizim nëse do prekej vota. Nëse Shqipëria do binte në destabilim do të kishte intervenim të NATO-s dhe kjo nuk i interesonte Berishës. Zgjedhjet u zhvilluan në paqe të plotë, populli shqiptar ktheu lirinë e nevojshme, i dha të majtës një mandat shumë të fortë, të nevojshëm për reformat e domosdoshme për vendin.Keni votuar ju?Nuk votova, nuk ishte rregulluar kjo cështje që do të më lejonte të votoja në zonën ku gjendesha unë.Prishja e marrëdhënies tuaj me zotin Nano, flitet për një impiant të riciklimit të plehrave?Ishte një nga përplasjet. Është një kujtim i vjetër me zotin Nano, përvoja e tij është e shkuar dhe e harruar, uroj mos ti kthehemi. Fatosi është një kujtim i keq për të majtën, qeverisi në mënyrë të shëmtuar dhe e përcau të majtën. Ai zotëria mundësoi të ndodhin të gjitha këto gjëra falë përcarjes që i bëri të majtës. Edhe në këto zgjedhje doli në krah të Benit që nuk ishte pjesë e koalicionit të majtë, përkundrazi e gërryen me vota PS. Malaj ka bërë karrierë shumë të spikatur në PS, ka përfituar një investim të madh politik. Pas një karrierë 20 e ca vjecare të rreshtohet në një moment kaq kritik për të majtën kundër saj është shumë e papërgjegjshme. Fatosi doli atje dhe tha se kjo është festa e fundit e Edi Ramës në PS, u bëri ftesë të votonin kundër PS.Kush e ka monopolin të nxjerrë në pension një politikan?PS ka një libër rregullash, standarde të brendshme, që mund të ndryshohen, përmirësohen, por procesi I modernizimit është një gjë tjetër dhe një ballafaqim jete si ai i 23 qershorit është gjë tjetër. Kujt i shërbeu ky zotëria?Nëse miqësia juaj prishet me Edi Ramën një ditë, do jetë ai që do ndërpresë mandatin tuaj si deputet?Unë mendoj që fatin e karrierës së një individi e vendosin sjelljet dhe rezultatet e individit. Dhe nuk më takon mua që të bëj gjykime për të shkuarën e Benit, por kjo nuk e ndryshon ligjësinë. I pari person që i vë re është lideri.Sa ndikim keni tek Kryeministri i zgjedhur?Në ato strategjitë që ndoqi Berisha dhe njerëzit e paguar prej tij, një strategji ishte të zvogëlonin figurën e Edi Ramës, si një person që nuk ka zotësitë e nevojshme për të mbajtur përgjegjësitë e mëdha të vendit. Cdo strategji e tillë është e neveritshme. Edi Rama është një lider shumë i maturuar, është një person që ofron të gjitha garancitë dhe këtë e vërtetoi populli me votën e tij. Cdo përpjekje për të bërë insinuata është pjesë e kësaj strategjie që Berisha e mbolli dhe përfundoi këtu. Marrëdhëniet e mia me Edi Ramën kanë qenë marrëdhënie shumë të mira.Nuk kam pasur një rol të vecantë as të vendimarrjes së tij, nuk i kam ndërhyrë kurrë në punën e tij dhe ai s’më ka ftuar kurrë për të ndërhyrë në punën e tij. Jam njeri i përgjegjshmëm në jetë, korrekt, modest, dhe nuk marr atributet që u takojnë të tjerëve.Me përfundimin e zgjedhjeve, aleatët e PD lëshuan sinjalet për kalimin e gardhit majtas, jeni dakord?Nuk i marr unë vendimet. Ne mund të shfaqim ndjesi personale. Lidhur me cështjen në fjalë, PDIU, unë kam një asocim shumë të mirë me popullësinë came. Nuk kam ndonjë ndjesi negative, përkundrazi kam qindra bashkëpunëtorë shumë të mirë. Cështja came është një padrejtësi e madhe që shteti grek i bën popullësisë came dhe është po kaq e vërtetë që Sali Berisha nuk e mori asnjëherë seriozisht këtë cështje.Nuk është konflikti i camëve, por një konflikt i popullësisë came në Shqipëri me qeverinë greke dhe që kjo çështje të zgjidhet qeveria shqiptare duhet të marrë në përgjegjësi. Ai problem bie nëse hiqet ligji i luftës, nëse ai qëndron camët nuk mund të fitojnë pronat e veta sepse legjislacioni atje nuk ua mundëson . Rezoluta ishte një mashtrim, as atë nuk e votoi. PS e mbështeti rezolutën dhe e përfshiu madje këtë cështje edhe në program. Popullësia came është mbështetëse e të majtës. PS e ka marrë përsipër që duke ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera me Greqinë, pasi nuk mund të prishim marrëdhëniet me ta pasi e kemi vend fqinj por kemi dhe gjithë ata emigrantë atje. Por në këtë kontekst të marrëdhënieve të shkëlqyera PS e ka përfshirë cështjen came në program dhe do të angazhohet për zgjidhjen e saj. Kush është fituesi i vërtetë i 23 qershorit, Rama apo Meta?Në 23 qershor fitoi populli shqiptar, Shqipëria dhe e majta e bashkuar. Sali Berisha përfitoi gjatë këtyre viteve nga përcarja e së majtës.Ky është një bashkim me rëndësi të madhe për një kohë shumë të gjatë. E majta e bashkuar është shumicë absolute në Shqipëri dhe do mbaj përgjegjësi për zhvillimet vendit për një periudhë shumë të gjatë.Çfarë nuk duhet të bëjë e majta?Po të nisemi nga përvojat e të shkuarës së afërt është e qartë që Berisha e shkatërroi administratën, adoptoi një administratë të paaftë, partiake, e majta nuk do ti bëjë. Standardet e drejtësisë u përkeqësuan. E majta është e përgjegjshme dhe nuk do të bëjë gjëra të tilla. Ato kohë që qeverisën të majtët në ato kohë u vunë themelet e shtetit. Çfarë duhet të bëjë e majta? E thotë vota popullore, duhet të reformojë këto pushtete që të pastrohen nga korrupsioni.Problemi i pronës në jug të vendit, si do zgjidhet?Himara bëri një votim spektakolar, votoi në masën 90% opozitën e bashkuar dhe votoi tre herë më shumë se maksimumi historik PS. Himara ka qenë pre e korrupsionit dhe grabitjes së pasurive. Edhe sot ndodhin fenomene shumë të këqia.Drejtësia për pronën ka disa hapa, por i pari ësstë transparenca e titujve të plotë të pronësisë, kreu i PS e ka premtuar këtë gjë. Ashtu sic duhen rishikuar titujt e pronësisë kur këto prona janë marrë përmes mashtrimeve. Shpërndarja e vërtetimeve të pronës, që secili që ka përfituar këto pasuri ti posedojë.Po rasti i Kakomesë?Çdo cështje do trajtohet dhe do marrë përgjigje ligjore nga kabineti i ri i qeverisë së majtë.Jeni akoma President i Apolonisë së Fierit, por skeni dhënë një reagim lidhur me rezultatin e dobët të saj?Klubi i Apolonisë është pronë e imja si klub, kam investuar në mënyrë serioze. Rezultatet janë një gjë dhe investimet janë cështje tjetër. Do ketë klube që bien, të tjera që ngrihen.