Lleshi pret në takim McCormack, vlerësime mbi proçesin zgjedhor
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Lleshi, priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Costance Berryman McCormack, një ditë para largimit të saj nga Shqipëria.Zonja McCormak shoqërohej nga Zëvendëskryetari i këtij Misioni, Harald Jepsen, dhe dy analistët zgjedhorë, Linda Mazure dhe Pavel Cabacenco.
Kryetarja e KQZ e njohu znj. McCormak me vendimmarrjen e Komisionit dhe hapat që do të ndërmarrë KQZ deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që u zhvilluan më 23 Qershor.Lleshi u shpreh se KQZ, realizoi me sukses zgjedhje të lira, transparente dhe të pakontestueshme.Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, kryetaren e KQZ, për bashkëpunimin që komisioni ka patur me Misionin që ajo drejton.
Znj. McCormak shprehu vlerësime për ecurinë e procesit zgjedhor, procesit të numërimit të votave dhe punën që KQZ ka bërë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Kryetarja e KQZ e falenderoi zonjën McCormack për angazhimin e saj dhe të Misionit të OSBE/ODIHR-it, në vendin tonë.