Bumçi pret në takim lamtumire Holtkemper, vlerësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Aldo Bumçi priti sot për një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, znj. Carola Müller-Holtkemper, në përfundim të misionit të saj në vendin tonë.Ambasadorja gjermane i përcolli Ministrit Bumçi vlerësimet e saj për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit konkret mes dy vendeve tona. Ambasadorja Holtkemper falenderoi dhe i shprehu mirënjohjen e saj Ministrit Bumçi për bashkëpunimin e hapur me qeverinë shqiptare.Nga ana e tij, Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e Gjermanisë në kuadrin dypalësh dhe më gjerë, përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, me besimin e plotë që kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.