Gara për kreun e PD-së, Paloka: Vështirë të zëvendësosh Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2013, 14:35
Është e vështirë të zëvendësosh Sali Berishën për drejtimin e selisë blu. Kështu e ka cilësuar garën për lidershipin e ri deputeti demokrat Edi Paloka ndërsa thotë se personalisht nuk do të bëhet pjesë e kësaj gare.Megjithatë Paloka pohon se në këtë garë duhet të përballen personalitete me vlera të cilat sipas tij nuk mungojnë në radhët e demokratëve.Por përtej një analize të mundshme për humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare, Paloka shprehet se ajo që u vu në dukje në këtë proces ishte shitja e votës.Megjithëse ende është e paqartë procedura që do ndiqet për votimin e kreut të PD-së, ajo që dihet tashmë është votimi sipas parimit një anëtar një votë.