Berisha, McCormak: Numri i madh i qëndrave të votimit dhe numërimi i shpejtë, suksesi i proçesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2013, 15:43
Ulja e numrit të zgjedhësve në qendrat e votimit dhe proçesi i shpejtë i numërimit të votave, ishin dy nga treguesit më kryesore që bënë që proçesi zgjedhor i 23 qershorit të shënonte tregues pozitiv në demokracinë e vendit.Në këtë mënyrë e ka vlerësuar proçesin zgjedhor të 23 qershorit shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE- ODIHR Conny McCormak gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha.
Zonja McCormak vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm.Ajo u shpreh se proçesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim. Për këto arsye tha ajo ky proçes tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri.Nga ana tjetër kryeministri në largim Sali Berisha vlerësoi punën profesionale të vëzhguesve të ODIHR në zgjedhje, të cilët sipas tij ishin element themelor për garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së proçesit zgjedhor.Kryeministri e çmoi proçesin zgjedhor me standarde të larta dhe të civilizuar, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votim.Ai theksoi se numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një proçesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve.Po ashtu shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR u takua me Ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi, ndërsa palët vlerësuan proçesin zgjedhor të 23 qershorit si të susksesshëm.Në këtë takim dy bashkëbiseduesit nënvizuan vullnetin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.
Znj. McCornack falenderoi Ministrin Bumçi për bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare me vëzhguesit ndërkombëtarë.Në veçanti, ajo shprehu vlerësime për ecurinë e procesit zgjedhor. Sa i përket procesit të numërimit të votave, kryesuesja e ODIHR-it u shpreh se procesi ishte transparent dhe profesional.Ministri Bumçi falenderoi zonjën McCormack për angazhimin e saj personal dhe për punën e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si shumë të rëndësishme në realizimin e standardeve më të mira të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Zonja McCormak vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm.Ajo u shpreh se proçesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim. Për këto arsye tha ajo ky proçes tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri.Nga ana tjetër kryeministri në largim Sali Berisha vlerësoi punën profesionale të vëzhguesve të ODIHR në zgjedhje, të cilët sipas tij ishin element themelor për garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së proçesit zgjedhor.Kryeministri e çmoi proçesin zgjedhor me standarde të larta dhe të civilizuar, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votim.Ai theksoi se numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një proçesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve.Po ashtu shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR u takua me Ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi, ndërsa palët vlerësuan proçesin zgjedhor të 23 qershorit si të susksesshëm.Në këtë takim dy bashkëbiseduesit nënvizuan vullnetin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.
Znj. McCornack falenderoi Ministrin Bumçi për bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare me vëzhguesit ndërkombëtarë.Në veçanti, ajo shprehu vlerësime për ecurinë e procesit zgjedhor. Sa i përket procesit të numërimit të votave, kryesuesja e ODIHR-it u shpreh se procesi ishte transparent dhe profesional.Ministri Bumçi falenderoi zonjën McCormack për angazhimin e saj personal dhe për punën e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si shumë të rëndësishme në realizimin e standardeve më të mira të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se këto zgjedhje shënuan një hap përpara drejt konsolidimit demokratik dhe proceseve integruese të vendit.