Patozi: Nuk do kandidoj për kreun e PD-së. Të gjithë fajtor për humbjen

Kryetari i ri i Partisë Demokratike duhet të ketë mandat të fortë dhe duhet të vijë përmes një gare efektive.   Numri dy i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë një prononcim për mediat se PD-ja ka potenciale të mëdha e për këtë arsye duhet të zhvillohet një garë efektive mes kandidiatëve.Për këtë arsye tha ai, pjesë e kësaj gare nuk mund të bëhen ata që i cilësoi si sharlatanë por pa folur për emra konkretë.Zoti Patozi përjashtoi veten nga gara për drejtimin e e selisë blu. Ai tha se e ndien veten pjesë të përgjegjësisë për humbjen  e PD-së në 23 qershor, por  tha se do të jetë i angazhuar me strukturat drejtuese të PD-së për të siguruar fitoret në zgjedhjet që vijnë.Ndërsa kandidatët që duan të marrin pjesë në garën për drejtimin e selisë blu, pas dorëheqjes së Sali Berishës, duhet të depozitojnë këtë kërkesë në PD deri të enjten, antarësia demokrate do të votojë për kreun e ri sipas parimit një anëtar një votë.Ndërkaq regjistrimi i anëtarëve me teseren e PD-së do të vijojë deri këtë të hënë në mbrëmje. Me votimin e kryetarit të ri nga anëtarësia e PD-së, pritet që të zgjidhen strukturat e reja organizative të selisë blu e në këtë mënyrë edhe statuti i partisë.