Festa e PS, Malaj: Shërbimi ndaj socialistëve, jo i kushtëzuar nga karriget
Ish-deputeti i PS-së Arben Malaj ka reaguar sot në lidhje me mungesën e ftesës së tij në festimet e 22-vjetorit të Partisë Socialiste.Në një mesazh të publikuar në Facebook, Malaj ka theksuar se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në Partinë Socialiste ndërsa ka uruar edhe të gjithë socialistët progresistë."Ftesat janë publike dhe ndoshta jo vetëm burokratike. Besoj fleksibël janë edhe mundësitë për ta festuar ditëlindjen e PS-së. Ndjehem krenar dhe mirënjohës që kam pasur mundësinë të kontribuoj në sfidat e modernizmit të PS dhe vendit tim. Detyrimet janë të përhershme dhe mirënjohëse ndaj socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim. Mundësitë për t`ju shërbyer vetëm pozitivisht, asnjëherë nuk kane qenë dhe nuk do të jenë të kushtëzuara nga karrike partiake apo qeveritare. Urimet më të mira dhe mirënjohje të thellë socialistëve progresistë. Suksese në sfidën e vështirë por fisnike të mirëqëverisjes së vendit si detyrimi më i madh ndaj vendit tonë. Miqësisht Arbeni" ka theksuar në mesazhin e tij Malaj.