Basha: Do vijojmë me transformimin e Tiranës. Pyetjet për kreun e PD, në vende të tjera

Kryetari I Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inaguruar sot rikontruksionin e rrugës “Xhemal Tafaj” në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet.Në fjalën e tij, Basha u premtoi banorëve se Bashkia do të vijojë punën për të transformimin e Tiranës."Rikthimi tek blloku “Xhemal Tafaj” më jep kënaqësinë e vizitimit të një pune të kryer mirë, me cilësi dhe në një kohë të shkurtër, kënaqësi që sot e ndaj me të gjithë banorët e këtij blloku dhe që dua t’i siguroj, sikundër edhe banorët e blloqeve fqinj e në të gjithë Tiranën, se transformimi dhe puna për ndryshimin pozitiv në Tiranë vazhdon me ritme të shpejta dhe do të vijojë. Unë mbetem i përkushtuar, për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, në çdo cep të qytetit të Tiranës, në çdo kohë dhe siç vizitojmë sot këtë bllok të përfunduar, do të kemi rastin gjatë javëve në vijim, të shohim të tjera punë të mira të përfunduara në qytet dhe të tjera punë të mira që po fillojnë anembanë qytetit. Bashkia e Tiranës mbetet e përkushtuar për transformimin e qytetit, për ndryshimin pozitiv në qytet, në dobi të qytetarëve të Tiranës, kudo ku ata jetojnë” tha Basha.Basha gjithashtu ka preferuar ti shmanget pyetjes mbi kreun e PD-së duke theksuar se ka vende të tjera ku mund të diskutohen çështjet politike.  "Këtu jam vetëm për punët e bashkisë dhe do të flasë vetëm për punët e bashkisë kur të kemi pyetje politike ka vende të tjera për t`i diskutuar" tha Basha.