Dhuna në Irak, OKB: 761 persona të vrarë gjatë muajit qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 18:02
Kombet e Bashkuara thonë se numri i personave të vrarë nga aktet terroriste në Irak ka arritur në 761 muajin e kaluar.OKB bën të ditur se shumica e viktimave kanë qenë civilë, përkatësisht 685 prej tyre.Po sipas OKB-së, në muajin qershor janë plagosur 1,771 irakianë.Deklarata thotë se Bagdadi ka qenë i goditur më së keqi, me 950 viktima civile.Mbi 1,000 persona janë vrarë nga dhuna në Irak në muajin maj.