Mbi 50 viktima në Pakistan nga bombat

Të paktën 50 njerëz janë vrarë të dielën në Pakistan.Sulmi më vdekjeprurës kishte për shënjestër xhaminë e shiitëve në Quetta, kryeqytetin e krahinës jug-perëndimore Balochistan.Sipas policisë shpërthimi i një granate dore ka shtyrë njerëzit instiktivisht të shkojnë në drejtim të xhamisë, ku një sulmues hodhi vetën në erë.Më herët gjatë ditës, një bombë ka shpërthyer ndërsa një karvan ushtarak po udhëtonte në qytetin Peshavar, duke vrarë 17 persona dhe kanë plagosur shumë të tjerë.Në veri-perëndim të Pakistanit, gjithashtu gjatë ditës shpërtheu një bombë, ku u vranë  4 ushtarë.Askush nuk ka marr përgjegjësi për asnjërin prej këtyre sulmeve.