Egjypt, vazhdojnë protestat anti-Morsi
Mijëra kundërshtarë të Presidentit Morsi u mblodhën mbrëmë në Sheshin Tahrir të Kajros, një prej qendrave në kryeqytet dhe në pjesë të tjera të vendit duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Morsi.Mijëra kundërshtarë të Presidentit Morsi u mblodhën mbrëmë në Sheshin Tahrir të Kajros, një prej qendrave në kryeqytet dhe në pjesë të tjera të vendit duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Morsi.Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e Kajros gjatë natës, për të demonstruar kundër Muhamed Morsit.Shumica e demonstratave ishin të qeta, por përleshjet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit janë raportuar gjithandej, ndërsa raportohet për 5 të vrarë dhe qindra të plagosur.Protestat ishin ndër më të mëdhat prej demonstratave për të rrëzuar Hosni Mubarak në vitin 2011, dhe ato u zhvilluan në ditën kur Morsi mbushi një vit në këtë post.Kritikët akuzojnë presidentin Morsi se i ka dhënë shumë pushtet Vëllezërisë Myslimane, dhe se ka dështuar për të zgjidhur problemet ekonomike në vend.Zëdhënësi i presidentit egjiptian, Omar Amer tha se Morsi ka pranuar se ka pasur gabime gjatë qeverisjes së tij njëvjeçare, dhe se është në proces që t’i zgjidh ato.Ai përsëriti ofertën e Morsit për dialog, ndërsa e bëri të qartë se presidenti nuk ka ndërmend që të jap dorëheqjen.Shumë egjiptianë janë të pakënaqur me udhëheqjen e Vëllazërisë Myslimane dhe ata nuk kanë pasur frikë ta tregojnë pakënaqësinë e tyre. Më shumë se 22 milion njerëz kanë nënshkruar një peticion për dorëheqjen e presidentit islamik të vendit, sipas Tamarod, që në arabisht do të thotë "rebelë", grupi që organizoi fushatën e peticionit.Opozita ndjehet e fuqizuar nga peticioni, megjithatë grupi Tamarod, nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë shifër.Nëse vërtetohet, peticioni do të thotë se gati dyfishi i numrit të njerëzve që votuan për Morsin para një viti po kërkojnë tani dorëheqjen e tij.Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune. Gjithsejt 8 persona, mes tyre edhe një amerikan, kanë humbur jetën në protestat e javës së fundit.