Zjarret përpijnë Arizonën, humbin jetën 19 zjarrëfikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 08:00
Nëntëmbëdhjetë zjarrfikës kanë humbur jetën duke luftuar me flakët në shtetin jug-perëndimor amerikan Arizona në SHBA.Autoritetet thonë se zjarrfikësit humbën jetën gjatë përpjekjeve të tyre për të shuar zjarrin në qytezën e vogël Yarnell, 1300 në veri-perëndim të Phoenix.Shpërndarja e shpejtë e flakëve, ka bërë që dhjeta shtëpi të evakuohen nga zona.Mediat lokale theksojnë se flakët janë shpërndarë në një sipërfaqë prej më shumë se 800 hektarë.Zjarri ka nisur të premten dhe është përhapur shpejt e ndihmuar edhe nga erërat dhe temperaturat e larta.