Kina forcon sigurinë në rajonin ujgur

Kina ka deklaruar se ka rritur patrullat e sigurisë për të goditur “grupet terroriste” në rajonin e ndarë etnikisht, Xinjiang.Deklarata pason dhunën e javës së kaluar në këtë rajon, nga e cila kanë humbur jetën të paktën 35 persona.Agjencia shtetërore Xinhua ka cituar zyrtarët kinezë të kenë thënë se forcat e sigurisë në Xinjiang duhet të parandalojnë kërcënimet dhe të forcojnë sigurinë.Autoritetet kineze shpesh i përshkruajnë si “terrorizëm” trazirat në rajon.Xinjiang, i banuar me ujgurë myslimanë, akuzon Pekinin se imponon kufizime të shumta kundër tij.Këtë javë shënohet përvjetori i katërt i trazirave etnike në rajon, në të cilat kanë humbur jetën rreth 200 njerëz.