Snowden përplas BE-në me SHBA-në, Schultz: Duam sqarime të plota
Mes Bashkimit Europian dhe SHBA duket se kanë nisur krisjet e para. Kreu i Parlamentit Evropian ka kërkuar "sqarime të plota" nga SHBA për skandalin e përgjimeve. Martin Schultz, thotë se nëse të gjitha fjalët do të jenë të vërteta do të ketë një ndikim të "rëndë" në lidhjet midis BE-së dhe SHBA.Një raport i publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, citon një dokument sekret 2010 ku thuhet se SHBA ka futur duart në rrjetet kompjuterike të brendshëm të BE.Dokumenti gjithashtu thotë se BE ishte një "objektiv". Nuk dihet se çfarë informacioni mund të kenë marrë amerikanët por detajet e pozicioneve evropiane për tregtinë dhe çështjet ushtarake do të kishte qenë e dobishme për SHBA-në."Në emër të Parlamentit Evropian, unë kërkojë sqarim të plotë dhe të kërkojë informacion të mëtejshëm shpejt nga autoritetet amerikane në lidhje me këto akuza" tha kreu i PE Martin Shulz.