Kerry e Lavrov pritet të flasin për Sirinë
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka arritur në Brunei, ku pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Kombeve të Azisë Jug-Lindore (ASEAN).Gjtë ceremonisë Kerry do të takoj edhe ministrin e jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.Siria ndërkaq pritet të jetë pika qëndrore e takimit të tyre, dhe refuzimi i Moskës që të ekstradoj ish-kontraktorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Edward Snowden.Kerry e Lavrov do të flasin edhe për Korenë e Veriut, dhe Lindjen e Mesme.Për këtë të fundit sekretari amerikan i shtetit ka pasur takime javën e shkuar me liderët Izraelit dhe Palestinez, në përpjekje për të rihapur bisedimet paqësore.Kerry tha të dielën se ka arritur “progres të prekshëm” gjatë vizitës së tij në këto dy shtete, por ka shtuar se ka ende punë për të bërë.