SHBA i kërkon Ekuadorit të refuzojë azilin për Snowdenin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Ekuadorit të refuzojë kërkesën për azil të ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili akuzohet se ka nxjerrë detaje të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së.Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, i cili ka theksuar se ka komunikuar me telefon me Zv.presidentin amerikan Joe Biden i cili i ka kërkuar refuzimin e azilit për Snowden.Correa ka sqaruar se Ekuadori nuk mund të shqyrtojë kërkesën e Snowdenit, sepse ky i fundit nuk ka arritur ende në territorin e Amerikës Jugore.Correa ka thënë se Ekuadori do të konsultohet me Shtetet e Bashkuara para se të marrë vendimin, por “në fund të fundit, Ekuadori do të vendosë vetë nëse do t’i ofrojë azil”.Snowden përballet me akuzat për spiunazh në SHBA dhe Uashingtoni ka kërkuar që ai t’iu dorëzohet autoriteteve amerikane.Ai besohet të jetë i fshehur në një aeroport të Moskës.