Lituania merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
Nga 1 Korriku Lituania do të drejtojë Presidencën e BE-së. Për herë të parë ky vend baktik merr përsipër drejtimin e presidencës së BE-së. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ky vend do të drejtojë fatin e Bashkimin Evropian. Dhe kjo ndodh për herë të parë. Kjo është një detyrë e madhe për një vend të vogël. Lituania është anëtarsuar në BE para dhjetë vitesh, ende nuk është pjesë e eurozonës dhe paguan me Lita. Lituania merr përsipër presidencën nga Irlanda, e cili konsiderohet si një ndërmjetësuese e aftë - dhe pas mandatit të saj të shtatë si presidencë me përvojë.Prandaj skeptikët kanë frikë se Lituania mund ta ketë të vështirë në rast se do të ballafaqohet me negociata komplekse.Lituana dëshiron që theksi të vihet në çështjet e energjisë, zhvillimin e rajonit të Baltikut si dhe në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së. Lituania gjithashtu angazhohet për një bashkëpunim më të ngushtë të BE-së me fqinjët e saj lindor si Ukraina, Gjeorgjia,Në fusha të tjera kërkohet nxitim - shumë gjëra kanë mbetur pa përfunduar nga presidenca e kaluar. Si për shembull kriza financiare dhe zgjerimi i unionit bankar. Vetëm për buxhetin e BE-së 2014-2020 duhet të miratohen rreth 70 ligje të ndryshme.Në këtë proces duhet të përfshihet edhe Kroacia si vendi më i ri anëtar i BE-së. Pastaj në maj të vitit 2014 do të mbahen zgjedhjet evropiane për Parlamentin Evropian. Presidenca e Lituanisë bie kështu në një "periudhë veçanërisht të vështirë të punës në Këshill dhe Parlamentin Evropian.