Kroacia, vendi i 28-të i Bashkimit Europian

Në mesnatë, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. Ngjarja ndodh gati dy dekada pas fundit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma.Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë i ish-Jugosllavisw që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.  Hyrja në BE është mirëpritur gjerësisht, por ka ende ankth mbi gjendjen e ekonomisë së BE-së.Ceremonia  që do të mbahet në Zagreb do të ndiqet nga personalitete të shumta Europiane.  Presidenti shqiptar Bujar Nishani si dhe  kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do të marri pjesë sa i përket Tiranës Zyrtare.Ndërkohë nga Kosova janë të ftuar presidetja kosovare Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.