Mediat kineze: Siria fajtore për Xinjiang

Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar të hënën qeverinë dhe forcat opozitare siriane për trajnimin e ekstremistëve mysliman përgjegjës për trazirat më të përgjakshme në rajonin e thellë perëndimor Xinjiang.Kina tradicionalisht ka fajësuar separatistët islamik Ujgur për dhunën në këtë krahinë, dhe i akuzon ata se duan të krijojnë një shtet të pavarur të “Turkestanit Lindor”.Në këtë fajësim të paprecendë, Pekini ka drejtuar gishtin nga Siria, pasi e krahason dhunën në krahinën e saj, si të ngjashme me atë në Siri e Pakistan, e jo si “dhunë e prodhuar nga pakënaqësia e brendshme”.Shumë mysliman Ujgur në Xinjiang flasin që qeveria kineze ua mohon dhe kufizon kulturën, gjuhën dhe fenë. Kurse, Pekini i akuzon ujgurët për seperatizëm.Forcat paraushtarake kineze kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit Urumqi, pasi 35 njerëz ishin vrarë në dy sulmet e javës së shkuar, të cilat Kina zyrtarisht ka thënë se kanë ndodhur për shkak të larjes të hesapeve të grupeve që janë të angazhuara në “aktivitete fetare ekstremiste”.