Homoseksualët nën mbrojtje, Putin nënshkruan ligjin anti-gay
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2013, 19:44
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjet që forcojnë ndëshkimet për propagandimin e homoseksualitetit te të miturit dhe për fyerjen e ndjenjave fetare.
Ligji i ashtuquajtur anti-homoseksual parasheh gjoba deri në 200,000 rubla për ata që, siç thuhet, propagandojnë marrëdhëmie jotradicionale homoseksuale.
Deri në 300,000 rubla gjobë parasheh ligji tjetër për ata që shprehin mosrespekt për një komunitet fetar.