Obama, “përulje të thellë” ndaj Mandelës, pas vizitës në burgun Robben Island

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe familja e tij kanë hyrë në burgun Robben Island, ku ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka kaluar 18 vjet të dënimit të tij.Obama, gruaja e tij dhe dy vajzat, kanë kaluar kohë duke shikuar qelinë gurore, ku Mandela ka punuar gjatë robërisë së tij.Udhëzues i tyre ka qenë 83-vjeçari Ahmed Kathrada, i cili ka qenë po ashtu i burgosur në Robben Island, në kohën kur ka qenë edhe Mandela.Mandela, ikonë e luftës kundër aparteidit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pretorias.Zoti Obama më pas mbajti një fjalim në Universitetin në Cape Town, ku ai njoftoi për një program të ri të quajtur Power Africa, me synimin për të dyfishuar qasjen e energjisë elektrike në Afrikën nënsahariane.Shtetet e Bashkuara do të akordojnë 7 milionë dollarë për këtë projekt, duke punuar me qeveritë dhe firmat e sektorit privat për të pajisur me energji elektrike 20 milionë familje.