Sulmohet burgu në Nigeri, lirohen 174 të dënuar

Persona të armatosur kanë vrarë dy persona dhe kanë liruar 174 të burgosur,  gjatë një sulmi në një burg në jug të Nigerisë, shkruajnë mediat lokale.30 personat e armatosur kanë hedhur në erë njërin mur mbrojtës të burgut Olokuta në shtetin Ondo, dhe më pas kanë liruar të burgosurit.Sipas mediave lokale shumë gardianë janë plagosur gjatë sulmit.“Nuk mund të identifikojmë në mënyrë specifike sulmuesit”, ka thënë komisari i burgut Tunde Olayivola.Banorët e Akure, që citohen nga mediat lokale, besojnë se grupi islamist Boko Haram qëndron prapa këtij sulmi.Ky grup ekstremist ka kryer operacione të tilla për shumë vite në Nigeri.