Dokumentet e Snowden, SHBA-të kanë spiunuar aleatët e ngushtë
Dokumentet e reja të cilat iu janë dhënë mediave nga Edward Snowden tregojnë se Britania, Franca, Greqia, Italia dhe Gjermania kanë qenë shënjestwr e operacioneve amerikane të spiunimit.Aleatët jo-evropian të Shteteve të Bashkuara po ashtu raportohet se kanë qenë shënjestër e spiunimit, përfshirë Turqinë dhe Japoninë.Gazeta britanike “The Guardian” citon dokumente të cilat i janë dorëzuar nga Snowden, ku shkruan se Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA) ka kryer spiunime elektronike të delegacionit evropian në Washington, dhe zyrat e tyre në Kombet e Bashkuara.Washingtoni thotë se do t’i përgjigjet dyshimeve për programin e saj të përgjimeve.Zëdhënësi i zyrës së drejtorit të NSA, James Clapper ka thënë të dielën se “Shtetet e Bashkuara mbledhin informacione të sigurisë ndërkombëtare, siç bëjnë shtetet e tjera”.