Egjipt, priten protesta masive kundër Morsit

Mijëra persona pritet të protestojnë sot në gjithë Egjiptin për të kërkuar dorëheqjen e presidentit islamik, Mohamed Morsi, dhe zgjedhje të reja.Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se është gati për të ndërhyrë, në rast të përshkallëzimit të protestave.Sot është përvjetori i parë i inaugurimit të Morsit. Opozita thotë se ka mbledhur 22 milionë nënshkrime të njerëzve që duan dorëheqjen e presidentit.Kundërshtarët thonë se Morsi ka dështuar të zbatojë reformat demokratike dhe se i ka dorëzuar pushtetin Vëllazërisë Myslimane.Ata po ashtu ankohen për përkeqësimin e ekonomisë dhe të standardeve të jetës.Morsi tashmë ka paralajmëuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.Tetë persona, përfshirë një amerikan, janë raportuar të vrarë në dhunën e javës së kaluar në Egjipt, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit.