Tiranë, vetëvritet në ambientet e burgut 313 një e burgosur

Është gjetur e vetvarur në qelinë e saj, një e burgosur në burgun 313 në Tiranë. Bëhet fajalë për Fatmira Pokën 72 vjec nga Librazhdi,e cila akuzohet se në muajin shkurt vrau bashkëshortin e saj Faik Poka 66 vjeç.Ende nuk dihen motivet që e kanë detyruar të moshuarën të ndërmarrë aktin e rëndë, as mënyrë se si i ka dhënë fund jetës, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve ka nisur një hetim për këtë çështje.Ndërkohë sipas informacioneve të ardhura nga policia e Elbasanit pas ngjarjes së vrasjes së bashkëshortit të saj, e moshuara vuante nga disa sëmundje, madje mjekohej edhe me ilaçe kundër depresionit dhe sklerozës.Rastet e vetevrasjeve në burgjet shqiptare janë shpeshtuar kohët e fundit ku vetëm disa javë më parë një burgosur në burgun e Shën-Kollit në lezhe, ndërrmori të njëtin akt.