Thaçi-telegram Berishës: Lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar rolin e kryeministrit Sali Berisha në sfidat 23 vjeçare të shtetit shqiptar.Në një telegram dërguar Berishës, Thaçi shkruan se Shqipëria me sukses të plotë e kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.Sipas Thaçit, Berisha do të respektohet gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.Thaçi përmend “kontributin historik” të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrimin europian.Kryeministri i Kosovës, gjithashtu shkruan se Berisha ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se “ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”.