Topi: FRD, forcë aktive opozitare. Dorëheqja e Berishës, pozitive
Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka deklaruar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe ka vlerësuar gjithë shqiptarët që votuan në zgjedhjet e 23 qershorit, e në mënyrë të veçantë ata që besuan tek FRD-ja.Në një konferencë për shtyp, Topi deklaroi se vendi ka nevojë për mirëqeverisje, dhe per nje opozitë te re e serioze të angazhuar e të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit.“FRD njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për pjesëmarrje në votim, urojmë fituesit dhe inkurajojmë të mbajnë premtimet duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare në jetësimin e alternativës së pushtetit. Rezultati ynë meriton nje analizë të thelle, proces te hapur renda nesh per te pare, hapat ku gabuam dhe per te marre vendimin me te mire per te ardhmen tone politike”- tha ai, duke falenderuar 30 mije shqiptaret qe “edhe në kushtet e polarizimit ekstrem vendosën të besojnë në vlerat e FRD” tha Topi.Topi e cilësoi si hap pozitiv dorëheqjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike ndërsa shtoi se e djathtë shqiptare ka nevojë për reflektim."Vlerësoj dorëheqjen e kryetarit të PD-së nga pozitat aktive drejtuese dhe e shoh si një hap pozitiv për nisjen e një procesi të reflektimit dhe reformimit të të djathtës shqiptare. Gjej rastin të theksoj se FRD vlerëson se votat popullore ndëshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, e penalizmit të të djathtës shqiptare. Si FRD dhe mijëra demokratë janë në opozitë dhe të ndëshkuar për shkak të modelit të keqqeverisjes, abuzimit me pushtetin dhe modelit klientelist të këtij pushteti”u shpreh Topi.