Berisha: Jetike një fillim i ri i fuqishëm. Lidershipi i ri, një anëtar, 1 votë

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë për shqyrtimin e procedurave për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë.Në fjalën e tij në mbledhje, Berisha u shpreh se PD-ja e ka jetike një fillim të fuqishëm që do të bëjë të mundur një fitore të saj mandatin e ardhshëm.“Kryesia mblidhet me qëllimin që të hapet sot e në vazhdim gara për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD. PD ka pësuar një humbje të qartë dhe ajo ka jetike një fillim të ri të fuqishëm. Është në detyrën tonë , në detyrimin tonë madhor t’i japim mbështetjen totale për fillimin e ri më të fuqishëm që ka pasur ndonjëherë. Këtë nuk e kam në rrafshin propagandistik, por në bindjen time më të thellë. Së pari PD, ka  humbur bejten por ka me vete mijëra, forcat më të kualifikuarat e vendit që janë kontribut, pjesë qenësore e arritjeve tona këto 8 vite” tha Berisha.Berisha gjithashtu  ka propozuar që lidershipi i ri të zgjidhet sipas metodës, një anëtar një votë ndërsa ka ftuar cilindo që të bëhet pjesë e garës dhe ta pranojë atë.“Një fillim i ri do ishte i pamundur pa një lidership të ri, ndaj dhe ne kemi detyrën kryesore, imediate të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ky ka fatin që të mos ketë historinë në shpinë, por trashëgimininë e mirë të PD-së, vizionin, projektin e saj, në këtë kontekst për këto shkaqe komplekse ai nuk mund të zgjidhet nga Kuvendi i partisë, ai duhet të zgjidhet nga një anëtar, një votë dhe këtu është apeli im për anëtarësinë, ta konsiderojnë procesin jetik për fillimin e ri të suksesshëm të PD tha Berisha duke shtuar se afati i atyre që kanë ambicjen pozitive për garën, është deri të premten e ardhshme, ku ata do të fillojnë strukturat  dhe do të shpalosin programin.Ndërsa u kërkoi anëtarëve, që secili prej tyre të kontribuojë me votë në një proces që do të hedhë themelet e fillimit të suksesshëm, Berisha tha se nuk duhet të kërkohet “koka e turkut” për humbjen“Ne kemi qenë parti e fillimeve të reja, edhe kryetari që mbeti me këtë koncept veproi. Anëtarët të vendosin secili një tullë me votë në një proces që do e bëjnë PD-në një forcë fitimtare. Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbjeje, e cila është serioze, shumëplanëshe, nuk do të kalojë pa një analizë të plotë. Une nuk jam kurrë për gjah në parti, nuk jemi parti e filozofisë së gjahut. Në rrafshin njerëzor ai që humbet ka bërë gjithçka për të fituar, humbi, nuk është mirë, po ne nuk bëjmë gjah kurrë. Ne si popull duam koka turku, por ne nuk jemi në këtë filozofi, kjo është trashëgimi staliniste, ne bëjmë analizat, kryesia mund të jepte dorëheqjen, por unë nuk e këshilloj. Lidershipi duhet të krijojë kryesinë e re. Ne ecim të sigurtë se ne do të ecim drejt një fillimi, të ri, të sigurtë, të fuqishëm tha Berisha.Berisha: Asnjë kufizim për kandidatët