DASH: Zgjedhje në Shqipëri, shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, duke i quajtur ato një shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve."Ne përshëndesim qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore dhe aktive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit," tha  zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell.Zyrtari amerikan më tej ka thënë se SHBA mbështesin vlerësimin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që thotë se qytetarët shqiptarë lirshëm shprehën vullnetin e tyre tek kutitë e votimeve."Këto votime përbëjnë një hap të rëndësishëm në demokracinë e Shqipërisë dhe SHBA mezi presin të punojnë me qeverinë e re dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian," tha Ventrell.Edhe shtypi amerikan ka raportuar për ecurinë e zgjedhjeve dhe ka vlerësuar deklaratat pas zgjedhjeve të kryeministrit në largim, Sali Berisha dhe atij në ardhje, Edi Rama, duke thënë se ato rrisin pozitivisht qytetarinë politike dhe demokracinë shqiptare.Ndërkohe edhe Eliot Engel, demokrati kryesor në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, i quajti zgjedhjet në Shqipëri të suksesshme dhe tha se Shqipëria tregoi edhe një herë se është një demokraci në lulëzim.