Kamëz, shpërthim në një çerdhe fëmijësh, 3 të plagosur
Shpërthimi i një bombule gazin në një çerdhe shtetërore në Kodër-Kamëz sa nuk u kthye në tragjedi. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 3 persona, guzhunierja Diamanta Hima si dhe Bekim dhe Drita Xhanari ,ndërsa ka patur dëme të shumta materiale.Kaosi dhe frika ka qënë e madhe, pasi ngjarja u shënua rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit ku në çerdhe kishin filluar të vinin fëmijët dhe në mometin e shpërthimit në brëndësi të ndërtesës kanë qënë 10 fëmijë. Shpërthimi mendohet të ketë ardhur në momentin e ndërrimit të bombulës së gazit nga roja e çerdhes.Përveç policisë në vendngjarje ka mbërritur edhe një grup hetimi, ku do të hetohet mënyra e ndërrimit të bombulës së gazit. Ndërsa nga qendra spitalore “Nënë Tereza” bëhet me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.