Shkëmbim zjarri në aksin Kukës-Morinë, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2013, 07:15
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Morinë.Tre persona janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve më të fundit të plagosurit janë shtetasit Ardian Trota 45 vjeç, dhe Osman Voka 40 vjeç nga fshati Gostil dhe 57-vjeçari Besnik Axhami nga fshati Shtiqen.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Sipas informacioneve në në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë nga Tirana ndërsa policia e Kukësit po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.