The Washington Post: SHBA të mbështesë Kosovën në NATO

E përditshmja amerikane, “The Washington Post”, në një editorial të botuar në numrin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO.Gazeta amerikane merr shkas vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ‘zbuluar’ se ardhja e tij në kryeqytetin amerikan në fakt ishte synimi i tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.“Thaçi shpresonte se administrata e Obama-së do të bëj trysni tek aleanca që të ndërmarrë hapa paraprakë drejt pranimit të vendit të tij”, shkruan “The Washington Post”, gazetarët e së cilës kishin intervistuar kryeministrin kosovar javën e kaluar në Washington.“SHBA duhet të mbështesin këtë ambicie dhe gjithashtu të bëjnë trysni tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, përfshirë edhe disa vende fqinje të saj në Evropën juglindore”, thotë në qëndrimin e saj redaksional gazeta amerikane.Gazeta më tej përkujton dhe arsyeton ndërhyrjen ushtarake 14 vjet më parë të SHBA kundër Serbisë përkundër obstruksioneve të Rusisië në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Me ndihmën e SHBA, kryengritësit kosovarë ja arritën të zmbrapsin ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit dhe të marrin kontrollin mbi Kosovën”, nënvizon gazeta amerikane.The Washington Post, shkruan edhe për marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, për të theksuar se ajo ‘i bën thirrje Serbisë që të pranojë dhe njoh pushtetin e qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj në këmbim të një autonomie të zgjeruar për serbët etnikë aty ku ata përbëjnë shumicën.