PD: Ngjarja në Laç pas thirrjes sonë për të mos u blerë vota
Partia Demokratike ka deklaruar sot se ngjarja në Laç ndodhi pas kërkesës së mbështetësve të saj për mos blerje të votës.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi theksoi se PD-ja dënon çdo akt dhune dhe fton qytetarët të votojnë të qetë, të marrin pjesë të gjithë në këto votime që janë të një rëndësie jetike për zhvilimin dhe integrimin në BE."Këta persona thirrjes së kandidatit tonë largohuni mos ndani lekë këtu i janë përgjigjur me armë duke plagosur kandidatin e PD-së dhe të afërmin e tij, Kastriot Fufi. PD i shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe i uron një shërim të shpejtë kandidatit për deputet, Mëhill Fufit dhe të afërmit të tij" tha Vorpsi.Gjithashtu PD-ja i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e dy liderëve të së majtës sot në Laç."PD dënon me ashpërsi cinizmin, papërgjeshmërinë dhe thirrjen për dhunë të çiftit Rama-Meta, që të etur për pushtet shpallin se janë të gatshëm me çdo mjet që të përmbysin qeverinë demokratike. PD ju kujton këtyre aventurierëve politik se vota e lirë e shqiptarëve do të respektohet me çdo çmim dhe se me çdo mjet tjetër, përveçëse votës së lirë për të marrë pushtetin, ka vetëm një përgjigje ligjore: Dështimin e plotë dhe total të aventurës dhe aventurierëve të saj” shton Vorpsi.Gjithashtu në fund të deklaratës së saj, Vorpsi theksoi se PD-ja falenderon përzemërsisht të gjithë zgjedhësit shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime dhe fton të gjithë qytetarët që të votojnë sot në këtë ditë vendimtare për 4 vitet e ardhshme.