Laç, vritet simpatizanti i LSI, plagoset kandidati i PD-së, shpallen në kërkim 2 persona

Një mbështetës i LSI-së është vrarë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur ku mes tyre edhe kandidati i PD-së Mëhill Fufi mëngjesin e sotëm në Laç.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 pranë gjimnazit të qytetit " At Shtjefën Gjecovi" ku ndodhet edhe qëndra e votimit ku  viktimë e të shtënave me armë ka mbetur 52-vjeçari  Gjon Pjetër Gjoni, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa është plagosur kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës Mëhill Fufi si dhe 39-vjeçari Kastriot Fufi i cili është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.Ndërkohë policia në lidhje me ngjarjen ka shpallur në kërkim shtetasit Enver Curri, dhe Kastriot Fufin.Ngjarja në Laç, Conny McCormack: Dënojmë çdo akt dhunePër ngjarjen së Laç ku u vra një simpatizant i LSI-së dhe u plagosën edhe kandidati i PD-së Mëhill Fufi dhe Kastriot Fufi ka reaguar edhe Shefja e delegacionit të OSBE-ODIHR Conny McCormack e cila ka theksuar se dënohet çdo akt dhune gjatë procesit zgjedhor.Gjithashtu Shefja e delegacionit të OSBE-ODIHR  McCormack ka theksuar se vëzhguesit janë të shpërndarë kudo në Shqipëri ku po monitorojnë procesin e votimit ndërsa nesër do të publikohet edhe raporti paraprak.Rama: S’ka forca kriminale që do pengojnë popullin të vendosëNdërkohë kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta kanë akuzuar policinë e Shtetit për tensionimin e situatës në Laç.