Policia e Tiranës për incidentin në Kamëz: Konflikt i çastit
Policia e Tiranës ka dalë pasditen e sotme në një deklaratë për mediat rreth incidentit të ndodhur ditën e sotme në Kamëz mes aktivistëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 2 efektivëve të policisë.Në deklaratën e policisë thuhet:“Sot më datë 22 Qershor 2013, ora 19.00' në qëndër Kamëz ka ndodhur një konflikt i çastit përmes pesë aktivistëve të Subjektit Politik LSI dhe dy punonjësve të Policisë Bashkiake.Aktualisht në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, po japin deklarimet e tyre shtetasit e lartëpërmendur, të cilët po pyeten në lidhje me këtë konflikt.Sa sipër, theksojmë se në Kamëz, nuk ka shërbime shtesë të policisë dhe nuk është kërkuar mbështetja e Forcave Speciale Renea, pasi rasti po shqyrtohet dhe po punojnë për zbardhjen e këtij konflikti nga Oficerët e policisë së këtij Komisariati.