Berisha: Projekti i TAP, rëndësi strategjike për Shqipërinë

Kryeministri Berisha ka përshëndetur takimin e sotëm ne Bruksel midis Presidentit të Komisionit Europian, Barroso dhe Presidentit të Republikës mike të Azerbajxhanit, Alyeev.Siç njoftuan në konferencën e tyre të shtypit, Presidenti Barroso dhe Presidenti Alyeev, çështje kryesore e këtij takimi ishte vendimi i Konsorciumit “Shah Denis 2” për gazsjellësin TAP apo Nabuko Light.Ndonëse nga takimi u theksua se Europa ka nevojë për të dy gazësjellësit, duket qartë se vendimi është tashme i pjekur për projektin më të leverdishëm nga ana tregtare dhe që ndërtohet më shpejtë dhe që është pikërisht TAP.Shqipëria si vend i angazhuar prej vitesh në mbështetjen e TAP, me një rol nevralgjik në këtë projekt, shpreh dhe një herë vendosmerinë e saj për të përmbushur çdo detyrim që rrjedh nga ndërtimi i këtij projekti në përputhje me marrëveshjet bilaterale dhe trilaterale që vendi ka firmosur me partnerët dhe aksionerët e tij.Projekti i TAP, ka rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë mbasi bën të mundur gazifikimin e Shqipërisë me ndikim direkt në krijimin e mbi 20 mijë vendeve të punës dhe uljen e ndjeshme të kostos së jetesës për shqiptarët.