Zgjedhjet, fluks të emigrantëve në dogana e porte

24 oret e fundit kane shenuar fluks ne rritje te emigranteve ne Kakavije te ardhur per te votuar diten e dielë. Me mijera emigrante dhe mbi 100 autobusë prej oreve te para te se shtunes kane mbetur te bllokuar ne kufi. Ata shprehen te indinjuar per neglizhencen e shtetit shqiptar dhe mungesen e bashkepunimit mes paleve greke dhe shqiptare per shtimin e sporteleve nga te dyja palet.Aktualisht pala greke punon vetem me dy sportele si ne nje dite pune normale, duke bere qe te mos perballoje dot fluksin e larte te emigranteve dhe duke shtuar rradhet e gjata te autobuseve dhe makinave.Shume prej emigranteve thone se nuk do te kthehen me per zgjedhje ne Shqiperi dhe se eshte e pafalshme nje situate e tille edhe tani pas 22 vitesh demokraci. Ata thone se pavaresisht se udhetimi ka qene i organizuar nga partite politike te cilat kane paguar edhe bileten e autobusit, organizimi i ketij udhetimi mbaron ketu pasi deri ne keto momente askush prej perfaqesuesve te shtetit nuk ka ardhur te shohe nga afer situaten.“Ne kushte te tilla kjo eshte hera e fundit qe vime per votime”, shprehen ata, madje ka prej tyre qe jane te gatshem edhe te kthehen mbrapsht.Puna ne te dyja anet e kufirit pati nderprerjen e pare qe prej mesdites se djeshme per shkak te problemeve ne sistemin kompjuterik ne te dyja palet, per t'u normalizuar rreth 2 ore me vone, nderkohe qe shtimi i numrit te atuobuseve qe kalojne kufirin grek ka sjelle edhe bllokimin total te qarkullimit.Sipas njoftimit me te fundit te policise gjate 24 oreve te fundit kane hyre 7 mije shtetas dhe rreth 1700 mjete, pjesa me e madhe jane autobuse. nuk ka me asnje problem,qarkullimi vijon normal.Vec pikave doganore tokësore, fluks në rritje të kthimit të emigrantëve po shënohet edhe në portin e Durrësit. Të dhënat e fundit tregojnë se 900 pasagjere, prej të cilëve 800 shqiptarë dhe 100 të huaj kanë mbërritur në portin e Durrësit. Shumica prej tyre thotë se janë kthyer për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, po ka edhe të tjerë që janë kther për pushime.Në këtë situatë, në portin e Durrësit janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës. Janë përforcuar shërbimet për të përballuar fluksin në rritje dhe gjatë mëngjesit të së dielës.