Berisha në “Facebook”: Votoni për fitoren tuaj dhe të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2013, 12:50
Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirje të gjithë shqiptarëve që të votojnë për fitoren e tyre dhe të Shqipërisë duke e cilësuar ditën e sotme si ditën më të rëndësishme për katër vitet e ardhëshme.“Të dashur miq, kjo ditë është dita më e rëndësishme për katër vitet e ardhshme.Shqipëria vend i zhvilluar dhe europian pret votën tuaj, ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar është:Votoni Votoni për fitoren tuaj dhe të Shqipërisë! Sb”, shkruan Kryeministri Berisha.