Shqipëria voton, probleme në disa qendra votimi
Shqiptarët do t'u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri nga i cili do të dalë edhe qeveria e re.Rreth 3.271.885 pritet të votojnë sot në qendrat e votimit të cilat janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.5508 QV do jenë të hapura për qytetarët dhe në përfundim të proçesit, do të nisë numërimi i votave në 89 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.Beteja më e ashpër do jetë ajo mes 2 koalicioneve, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me 37 parti e udhëhequr nga PS dhe koalcioni i drejtuar nga PD “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” me 25 parti. Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi do të garojnë si subjekt politik më vete.Shqipëtarët do të zgjedhin mes 66 subjekteve politike që janë renditur në fleten e votimit. Diferencë bëjnë 2 qarqe që do kenë 67 subjekte, kjo pasi në Vlorë kandidon si i pavarur Arben Malaj, ndërsa në qarkun e Fierit i pavarur garon Dritan Prifti.I gjithë proçesi i sotëm, pritet të mbikqyret nga 8,153 vëzhgues të huaj dhe vendas. Rreth 8 mijë vëzhgues vendorë do të jenë syri i shqiptarëve në këto zgjedhje, nga të cilët 2,402 janë afatgjatë dhe 5,187 afatshkurtër.Por edhe faktori ndërkombetar ka ngritur një ekip të tërë mbikqyrje me nje numer prej 564 vezhguesish, nga të cilët 140 afatgjatë, 424 afatshkurter .Ambasadat e vendeve të Unionit Europian janë akredituar pranë KQZ-së për të qenë prezent fillimisht në qendrat votimi dhe më tej në qendrat e numërimit të votave. Mbikqyrje do ketë edhe nga Ambasadat e vendeve të Ballkanit, por numrin më të madh të vezhguesve e ka Ambasada amerikane, me 68 vëzhgues.Përpos armatës së vezhguesve të OSBE-ODHIR, procesi do të vëzhgohet nga 23 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europës, me në krye Luca Volonte.Një sy tjetër vezhguesish do jenë edhe gazetarët e mediave të huaja që kanë paraqitur një interes të madh për proçesin e sotëm zgjedhor.Probleme në disa qendra votimiEdhe pse në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin qendrat e votimit janë hapur normalisht, në disa qytete të vendit, në disa qendra puna ka filluar me vonesë.Ndërkohë sipas informacioneve në terren nga gazetarët e Ora News, ka filluar me vonesë votimi në Qendrën e Votimit 2355 në shkollën 9-vjeçare "Abdyl Paralloi" në Elbasan, pasi mungonte një komisioner.Gjithashtu është ndërprerë për pak kohë procesi i votimit në Qendrën e Votimit tek teatri në Korçë, për shkak të posterave të subjekteve politike të vendosura pranë kësaj QV-je.Edhe në qytetin e Fierit ka filluar me vonesë procesi i votimit në Qendrën e Votimit 2984, pasi mungonte një komisioner i Partisë Republikane.Ora 08:00 Ndërsa në Qendrën e votimit 3185 në Libofshë e cila është me 749 zgjedhës, votimi ka nisur me 1 orë vonesë pasi kishte probleme me bazën materiale.Fier, QV 32 05/1 në Kallm të madh procesi i votimit nisi me vonesë, pasi mungonin komisionerët e PD dhe PR, kurse LSI nuk ka dërguar fare komisionerin në QV me 572 zgjedhësFier, në QV 3154 në Radostinë me 753 zgjedhës, procesi i votimit nisi me vonesë pasi ka patur probleme me bazën materiale zgjedhore.08:30 Shkodër, nuk ka nisur votimi në 6 qendrat e komunës Shalë dhe Kastrat pasi ka probleme me kutitë e votimit. Në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës, baza materiale ka mbërritur me vonesë. Në këtë komunë ka rreth 1500 banorë me të të drejtë vote.Korçë, pezullohet votimi në Pojan, në KZAZ numër 72, pasi një person ka tentuar të votojë për tre familjarë të tij08:39 Kolonjë, në Selenicë bllokohet votimi, pasi mungon një fletë e listës së zgjedhësve,KZAZ po punon për zgjidhjen e problemit.08: 45 Dhunohet kryetari i Forumit Rinor të PD në Libonik të Korçës, Armando Cenolli. Sipas policisë Cenolli është dhunuar nga atë e bir Shkëlqim dhe Neviljan Topa të cilët janë shpallur në kërkim.Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërsa mësohet se Cenolli ndodhet në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Zgjedhjet vendoreSot do të mbahen edhe zgjedhjet vendore për 4 njësi në vend. Bëhet fjalë për komunën Thumanë në Qarkun e Durrësit, në njësinë numër 1 në Tiranë, në komunën Sevaster në qarkun e Vlorës si dhe në Bulqizë, ku në të katërta këto njësi vendore do të zgjidhen krerët e tyre, pas dorëheqjes së tyre për të garuar për deputet me subjekte të ndryshme politike.