Sequi: Bashkimi Europian kërkon standarde pa dhunë

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka deklaruar sot se Bashkimi Europian kërkon standarte të zgjedhjeve dhe jo dhunë.Në një prononcim për mediat pasi ka vëzhguar procesin e votimit në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë,  amabsadori Sequi u shpreh se dhuna është e papranueshme për zgjedhjet."Kjo ditë të duhet të jetë një ditë kur qytetarët të kenë mundësi që të hedhin votën e tyre dhe zëri i tyre të dëgjohet.  Kjo do të thotë që i gjithë procesi sot të kryhet në një atrmosferë të qetë dhe të paqme. Por kjo vlen edhe për ditët në vijim kur do të vijojë edhe numërimi. Dua të them në mënyrë të qartë. Sa i përket standarteve ndërkombëtare është refuzimi ndaj dhunës” tha Sequi.Ndërsa ka ritheksuar se ai dhe ambasadorët e BE-së në Tiranë do të vijojnë të monitorojnë procesin, Sequi rikujtoi se zgjedhjet do të jenë të rëndësishme për integrimin e vendit në BE."Më lejoni atë që kemi thënë që ne do të vëzhgojmë procesin e votimit por edhe të numërimit. Dje jemi takuar me ambasadorët e BE-së dhe jemi dakort të vëzhgojmë pasi këto zgjedhje janë të rëndësishme sa i përket pjekurisë së demokracisë dhe sa i përket mirëfunksionimit të insitucionve shqiptare por edhe për hapat e mëtejshme dhe ecurinë e Shqipërisë në BE" u shpreh ambasadori.