Pjesëmarrja në votime, KVV: 23.5% deri në orën 12.20

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar sot se deri në mesditë, rreth orës 12:20 kanë votuar rreth 23.5 përqind të zgjedhësve në shkallë vendi.Në daljen e tyre për shtyp,koalicioni i vëzhguesve vendor ka deklaruar se gjatë procesit të sotëm të votimit janë vënë re një sërë problemesh.“Nga informacioni i koalicionit të vëzhguesve vendor në terren janë vënë re një sërë problemesh si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi” thekson koalicioni.