MB: Forcat politike të mos ushtrojnë presion ndaj policisë
Ministria e Brendshme i ka konsideruar si të papranueshme sulmet e përsëritura nga drejtues të opozitës ndaj Policisë së Shtetit.Në një konferencë për shtyp nga ministria e brendshme Avni Nezaj theksoi se Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lac dhe për çdo ngjarje tjetër.Ai I ka bërë thirrje forcave politike te distancohen nga cdo forme e presionit ndaj Policise se Shtetit, te lejojne organet e drejtesise te zbardhin ngjarjen e Lacit dhe te lejojne qytetaret te shprehin lirshem vullnetin e tyre.“Uniformat blu kanë qenë dhe janë të vendosura në mbrojtje të Ligjit, Rendit dhe Sigurisë publike dhe të angazhuara 24 orë në 24 për mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Sulmet ndaj Uniformave blu ne diten e zgjedhjeve jane nje tentative e qarte per te prishur procesin zgjedhor dhe cdo insinuate ne kete drejtim eshte nje eshte veprim antishtet” shtoi ai.