Zgjedhjet, CEZ masa për garantimin e energjisë gjatë votimit dhe numërimit

Për të garantuar mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor në 23 qershor, CEZ Shpërndarje ka marrë të gjitha masat që në asnjë nga qëndrat e votimit dhe të numerimit të mos mungojë energjia elektrike. CEZ Shpërndarje, ka hartuar një plan efikas që në rast të ndonjë avarie, apo mingarkese të linjës të riparohen në kohë.Kjo do të thotë se grupet e punës do të jenë në gadishmëri, për të ndërhyrë në kohë dhe në anën tjetër mundësia e furnizimit me linja të dyta dhe gjenerator. Kreu i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi tha se ky plan përfshin 89 KZAZ."Ka disa dite që CEZ Shpërndarje në bashkëpunim me KQZ ka identifikuar 89 KZAZ dhe ka hartuar një plan masash që në ditën që votohet dhe në vazhdim gjatë procesit të numërimit të mos mungojë energjia elektrike. Për cdo avari të mundshme, do të ketë grupe pune për të bërë riparimin dhe në anën tjetër do të ketë dhe gjeneratorë"-tha Dollapi.Dollapi u shpreh gjithashtu se kufizimet me energji elektrike kanë ndodhur për shkak avarive të shumta dhe ndërhyjeve të bëra në rrjet. Dollapi tha se nga institucioni që ai drejton ka marrë të gjitha masat, por fton gjithashtu KZAZ dhe qytetarët të raportojnë në rast se ndodhin avari.