Berisha: Rezultati do reflektojë vullnetin e shqiptarëve. Kukan: Dëshmoni pjekuri

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar Komisionin Ad Hoc të Parlamentit Evropian, kryesuar nga Eduard Kukan se zgjedhjet e sotme do të jenë më të mirat të mbajtura ndonjëherë në vend, në përputhje me standardet, duke shtuar se numërimi do të jetë gjithashtu transparent dhe i sigurt.Gjatë një takimi me komisionin Ad Hoc të Parlamentit Evropian, Berisha rikofirmoi vendosmërinë dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare per mbarevajtjen e zgjedhjeve.Ai ka vlerësuar numrin e madh të delegacioneve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që ndodhen sot në Shqipëri,  të cilët sipas tij, do të kenë mundësi drejtpërsëdrejti të vëzhgojnë mbarëvajtjen e këtij procesi, i cili padyshim do të jetë procesi zgjedhor më i miri i zhvilluar në Shqipëri gjatë këtyre 22 viteve.“Votat e qytetarëve shqiptarë do të numërohen bazuar në sistemin më të mirë, më transparent dhe më të sigurt të numërimit që mund të ekzistojë çka përbën një garanci të plotë që rezultati do të reflektojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë” tha Berisha.Nga ana e tyre, deputetët europian uruan që procesi të vijojë i qetë edhe në ditët në vijim si një dëshmi tjetër e pjekurisë të shoqërisë shqiptare dhe nivelit të demokracisë së saj si një vend që ecën përpara drejt statusit të vendit kandidat dhe të ardhmes evropiane.Kryeministria njofton se parlamentarët evropian i shprehën Kryeministrit Berisha vlerësimet e tyre më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe përsa i përket zhvillimeve të përgjithshme për përmbushjen e kërkesave të procesit të integrimit evropian si p.sh; arritjet në luftën kundër korrupsionit, krimit, zhvillimin ekonomik, reforma në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi rajonal,  të cilat janë evidentuar qartësisht dhe janë vlerësuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.Janë pikërisht këto arsye, theksuan deputetët e PE, që ky komision ad hoc ndodhet sot në Shqipëri për të rikonfirmuar mbështetjen e PE ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj të ardhmes europiane të vendit tonë.Kukan pas takimit në selinë e PS:Ne nuk kemi ardhur të vëzhgojmë zgjedhjet në polici