Elbasan, zjarr në çisternat e ish-metalurgjikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2013, 18:30
Në qytetin e Elbasanit, pasditen e sotme janë përfshirë nga flakët çisternat naftëmbajtëse të ish-metarurgjikut.Sipas të dhënave nga gazetari i RTV “Ora News”, në këtë qytet, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe flakët vijojnë të përhapen, por nuk raportohet për njerëz të lënduar nga flakët.Shkaqet e rënies së zjarrit tek ish-metalurgjiku nuk janë ende të paqarta.