Basha shpërblen me një udhëtim në Vjenë dhe bursa studimi më të mirët e “Tirana – Teens”

Një udhëtim në kryeqytetin austriak Vjenë, është shpërblimi që Kryebashkiaku Basha u ka bërë 100 nxënësve të shkollës së mesme “Ismail Qemali”, e cila u shpall shkolla më e mirë, në konkursin “Tirana – Teens”. Këtij grupi do t’i bashkohen edhe nxënësit që u shpallën më të mirët në sport dhe art.Sikundër ju premtova, sot do të japim çmimin surprizë për shkollën fituese, që është “Ismail Qemali” dhe këta 8 sportistë dhe artistë të gjimnazeve të tjera të cilët do të udhëtojnë bashkë me ju, si fitues të këtij çmimi surprizë. Konkretisht, shpërblimi për 100 fituesit e konkursit “Tirana Tens” - Art & Sport është një udhëtim Tiranë-Zagreb-Vjenë (dhe kthim sigurisht). Nisja është më datë 11 korrik, datë e cila besoj se përkon edhe me përfundimin e të gjithë provimeve të maturës për kampionët që janë maturantë. Shpresoj t’ia kaloni sa më mirë!” – u shpreh z. Basha.Përveç udhëtimit në Vjenë për 8 sportistët dhe artistët më të mirë, Bashkia e Tiranës do t’u akordojë edhe nga një bursë studimi për degën që ata preferojnë.“Kemi 3 bursa për 8 më të mirët. Arsyeja se pse kemi 3 është pasi 5 prej tyre nuk janë maturantë por edhe për ata të pestë, pas përfundimit të Maturës, sipas marrëveshjes para konkursit, Bashkia e Tiranës do të japë bursën për studimet në Universitet” – u shpreh z. Basha.“Tirana - Teen” u zhvillua për herë të parë në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë 24 shkolla të mesme publike dhe private të kryeqytetit. Për 3 muaj, nxënësit e këtyre shkollave konkurruan në art dhe sport. Kryebashkiaku Basha ka premtuar se kjo iniciativë e realizuar këtë vit, do të kthehet në traditë për qytetin e Tiranës.“Dua t’u them gjimnazistëve që fillojnë prapë vitin shkollor në shtator, se këtë konkurs do e bëjmë traditë të qytetit tonë. Do e organizojmë dy herë në vit, pra do të ketë një sesion shtator-dhjetor dhe një sesion tjetër që do të jetë sesioni i verës, ndaj ju bëj thirrje që të fillojnë të përgatiten që tani, të mbeten në formë gjatë verës, të stërviten sportistët, artistët të fillojnë të mendojnë se çfarë shfaqjesh do të vënë, sepse siç e shikoni performanca dhe suksesi shpërblehet. Falënderimet janë nga Bashkia e Tiranës, nga qytetarët e Tiranës, prindërit tuaj, për gjallërinë, optimizmin, gëzimin dhe besimin që na falët me shpirtin tuaj të garës, me vlerat e virtytet tuaja, që na bëjnë sot krenarë! Suksese maturantëve me provimet e Maturës, bëfshi qejf dhe mësofshi sa më shumë gjatë udhëtimit tuaj në Vjenë!” – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.